I ndodhur në një forum, ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca iu dha një mesazh drejtuesve të partive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.Soreca iu kujtoi se drejtuesit kanë përgjegjësi ligjore dhe morale që në listat e kandidatëve partive të tyre të kenë standarde e integritet. “Diskutime si ato të sotmet janë thelbësore për të drejtuar votuesit dhe kandidatët në procesin demokratik.
Unë pres që partitë politike të angazhohen me rekomandimet e OSBE dhe të mos lejojnë që iniciativa e sotme demokratike shumë e shëndetshme të mbetet pa vëmendje. Drejtuesit e partive kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të siguruar listat e kandidatëve me standardet më të larta të integritetit.