Lajme

Zgjedhjet vendore/ Braçe pro kandidimit të Veliajt në Tiranë: Ja disa gjëra që duhet t’i bëjë ndryshe

Deputeti socialist Erion Braçe tha se ishte pro kandidimit të Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës, por theksoi se ka disa gjëra që duhen ndryshuar.

“Unë dua zëra më shumë se PS, jam dakord që të kandidoj Veliaj, po ky është vendim im, do duhet vendimi i shumë më tepër se PS, mendimi i komuniteteve që përbëjnë interesat Veliaj ka bërë mirë në arsim, t’i japësh këtij qyteti të ardhme, një mundësi më të mirë shkollimi është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jam një djalë që vij nga Kombinati, kanë ndryshuar shkollat, të gjitha shkollat e ndryshuara në perfieri është e jashtëzakonshme, më mjafton kaq, t’i japësh një qyteti të ardhmen, meriton të vlerësohet.

Tirana ka ekonomi të sajën që ndikon shumë fort në GDP e vendit, i duhet një gjë ndryshe, ky qytet ka nevojë për shumë ajër, ditët pa makina i kanë bërë, po duhet për një plan ndryshe, korsitë të arrijë deri në periferi, duhet të përmirësoj transportin publik, Tirana është në rrugën e duhur”, tha Braçe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close