Lajme

Zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit në Prishtinë, sot konstituohen institucionet e Komunës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur sot mbledhjen  ku zgjedhi kryesuesin e Kuvendit Komunal, dhe ku do të konstituohen edhe institucionet e Komunës  shkruan Gazeta Mertro. Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komuna të Prishtinës me shumicë votash, i cili ishte propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe kjo u realizua vetëm në raundin e tretë, pasi dështoi dy herë.

Kupina është punëtor i Komunës së Prishtinës qe 18 vite. Ai për një periudhë ka qenë drejtor komunal i Administratës.

Ndërkohë që aktualisht është shef i Sektorit të Ofisarisë tash e shumë vite. Kupina edhe dy vite do të arrijë moshën e pensionimit. Kujtojmë, që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë pajtuar për koalicionin në Komunën e Prishtinës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: