Categories Lajme

“Zgjohemi me frikën mos jemi infektuar”, flet studenti shqiptar në Kinë

Koronavirusi i tmerrshëm që deri më tani ka marrë 56 jetë njerëzish ka paralizuar tërësisht shtetin e Kinës. Shteti është vënë në gjendje alarmi dhe nuk lejohen daljet apo hyrjet nga vendi, me frikën se mos përhapet virusi i cili e ka prejardhjen nga Wahun. Mirëpo në Kinë ka edhe shumë shqiptarë të cilët kanë mbetur të izoluar atje, në pamundësi për t’u kthyer.

Një ndër ta është edhe Sefer Vrana, student shqiptar në provincën Guandon të Kinës. Në një prononcim për Abc News, i riu tregon realitetin e frikshëm në vend, teksa thotë se zgjohet çdo ditë me frikën mos është prekur nga virusi. “Frika është shumë e madhe, ngrihemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe, zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh”, tha ai. Studenti theksoi po ashtu se edhe në momentin kur dalin pajisen me maska dhe mundohen të mos prekin në shumë vende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME