Categories Lajme

Zhbllokohet trafiku ujor në Kanalin e Suezit

Anija kontejner “Ever Given” 400 metra e gjatë, e cila bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë, është liruar plotësisht, thonë autoritetet egjiptiane.

Vëzhguesit tregojnë se sterna e anijes, e cila peshon më shumë se 200,000 ton, më në fund është larguar më shumë se njëqind metra larg bregut perëndimor të kanalit.

Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) tha se “manovrat tërheqëse për të rivënë në lundrim anijen e kontejnerëve filluan me ndihmën e 10 rimorkiatorëve gjigantë, deri sa u arrit të lirohet plotësisht dhe të rinisë të lundrojë”.

“Ever Given” ishte bllokuar që nga e marta në mënyrë diagonale përmes Kanalit, duke penguar plotësisht rrjedhën e ujit me gjerësi afërsisht 300 metra, një nga vendet më të qarkullueshme në botë.

Në “Kanalin e Suezit”, afërsisht 190 km të gjatë, kalon rreth 10% e tregtisë ndërkombëtare detare dhe çdo ditë ndalimi shkakton vonesa dhe kosto të konsiderueshme.

Në total, gati 400 anije mbetën të bllokuara në skajet dhe qendrën e kanalit që lidh Detin e Kuq me Detin Mesdhe, sipas SCA.

Të paktën një duzinë rimorkiatorësh dhe pastruesish për të thithur rërë nga poshtë anijes u mobilizuan gjatë operacioneve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME