Lajme

Zhduken dy adoleshentë në Shkodër, e ëma alarmon Policinë

Një nënë i është drejtuar autoriteteve policore në qytetin e Shkodrës për të denoncuar zhdukjen e dy djemve të saj.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, gruaja thotë se dy djemtë të moshës 15 dhe 17 vjeç, janë larguar nga shtëpia që prej datës 1 të këtij muaji dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 14.06.2022, shtetasja D. K., 49 vjeçe, banuese në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2022, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më 2 djemtë e saj, shtetasit  K. P., 17 vjeç dhe K. P., 15 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre”, thotë Policia e Shkodrës në njoftimin e saj për mediat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close