fbpx
Lajme

Zhduken të dhënat e tenderit? Kompania e Igli Gjelishtit mori 179 milionë lekë me shkelje

Kompania e Igli Gjelishtit, të cilin PD e akuzoi se ia ka kaluar fondet televizionit të Karlo Bolinos, ka fituar 16 tendera pa garë një pjesë të të cilave dhe në bashkëpunim. Por në prokurimin për regjistrin elektronik për vizitat te mjeku i familjes, në APP nuk gjenden të dhënat.

Ndërsa dhe KLSH zbulon së paku dy shkelje. Kompania Image & Communication Development, nën administrimin dhe pronësinë e Igli Gjelishtit, prej ditësh është sjellë në vëmendje pas akuzave të ngritura nga Partia Demokratike se fondet ja kalonte kompanive në pronësi të Karlo Bolinos.

Igli Gjelishit ka marrë të paktën 16 tendera, disa dhe në bashkëpunim, të zhvilluar pa garë, ku ose janë skualifikuar konkurrentët ose ka marrë pjesë e vetme në prokurim. Por një nga kontratat e rëndësishme të fituara është Regjistri elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes, me një fond prej 179 milionë lekësh pa TVSH të fituar në shkurt të vitit 2019.

Pjesëmarrëse kanë qenë dy kompani dhe një prej tyre është skualifikuar pasi nuk ka paraqitur ofertë, ndaj fituese automatikisht ka dalë kompania e Gjelishti në bashkëpunim me një tjetër subjekt. Pas më shumë se një viti nga nënshkrimi, në regjistrin elektronik të prokurimeve publike nuk arrihet të gjenden të dhëna shtesë për tenderët. Ky fakt është konstatuar edhe nga një auditim i ushtruar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në 8 tetor të po atij viti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Për kontratën “Regjistri elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes”, kontraktues“I & C D” raporti evidenton: “Për këtë objekt prokurimi, nuk gjejmë asnjë të dhënë në Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë apo dokumentin e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2018-2020 ndërkohë që sipas APP ka një shpallje për prokurim e datës 27.12.2018 me fond limit 190,001,000 lekë.”

KLSH-së tërheq vëmendjen se Procedura e prokurimit ka filluar pa kaluar hallkat e miratimit ligjor.
“Procedura e prokurimit ka filluar pa kaluar hallkat e miratimit ligjor të projekteve për shpenzime për investime duke marrë një angazhim pa fonde buxhetore dhe në shkelje të procedurave të disiplinës fiskale.” Por sërish nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë dhe fondet kanë kaluar.

Prej kohësh KLSH i ka cilësuar abuzime tenderat ku pjesëmarrësit skualifikohen, por sërish çdo gjë është lejuar në rrjedhën normale. Sipas partisë demokratike në shtatë muaj kompania e Gjelishtit i kaloi botuesit Karlo Bolinon një shumë prej rreth 1 miliardë lekësh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button