Një 15-vjeçare është zhdukur që prej ditës së djeshme pa lënë asnjë gjurmë. Bëhet me dije se është zhdukur 15-vjeçarja me inicialet F.S. E mitura ka qenë në shtëpi, ndërsa kur janë kthyer prindërit në banesë nuk e kanë gjetur aty.
Prindërit e 15-vjeçares kanë bërë denoncimin në polici, duke thënë se vajza e tyre është zhdukur duke mos lënë asnjë lajmërim dhe se janë të frikësuar për të. Kush ka informacion është i/e lutur të njoftojë policinë.