Një vajzë 17 vjeçe nga Saranda ka humbur kontaktet me familjen.
Ka qenë vëllai i adoleshentes, i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Tashmë Policia e qytetit bregdeta ka nisur lërkimet për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.