Categories Bota, Lajme

Zhduket 29-vjeçarja 7 muajshe shtatzënë në zonën e Milanos , familjarët ngrenë alarmin në polici

Giulia Tramontano, një 29-vjeçare shtatë muajshe shtatzënë, u zhduk nga Senago, në zonën e Milanos, të shtunën.

Alarmi është ngritur nga familja e vajzës e cila me profesion është agjente imobiliare. Giulia, me origjinë nga provinca e Napolit, jeton prej pesë vitesh në Senago me të dashurin e saj, i cili dyshohet se iu drejtua karabinierëve të qytetit milanez për të raportuar zhdukjen e saj.

Përshkrimi i saj u shfaq në rrjetet sociale: flokë të gjatë dhe të hapur, lartësi 1.68 m, peshë rreth 68 kilogramë dhe një tatuazh që bie në sy në krahun e majtë.

Në këto orë karabinierët po dëgjojnë familjen dhe të njohurit e Giulia Tramontanos për të kuptuar kontekstin në të cilin vajza u largua nga shtëpia. E reja nuk ka pasur kurrë probleme psikologjike edhe gjatë shtatzënisë. Kontakti i fundit me familjen ishte të shtunën e kaluar dhe Giulia fliste me ta çdo ditë, gjë që nuk ndodhi të dielën. Madje nuk duket se ka pasur probleme në punë apo të ndonjë lloji tjetër.

Celulari i Giulia Tramontanos është i fikur, vajza nuk zotëron makinë dhe për këtë arsye ka gjasa të jetë larguar nga shtëpia në këmbë edhe nëse familjarët nuk shpjegojnë një largim vullnetar. Xhulia do të kishte me vete pasaportën e saj, ndërsa në shtëpi do të gjendeshin dokumente të tjera identiteti

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME