Lajme

Zhduket 78-vjeçari në Fier, dyshimet e policisë

Zhduket 78-vjeçari Nasi Xhoxhi. Denoncimin në Komisariatin e Fierit e ka bërë djali i 78-vjeçarit.

Raportohet se i moshuari ka dalë nga banesa dy ditë më parë për të peshkuar mirëpo nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close