Lajme

Zhduket burri në Vlorë, familjarët Ka probleme të shëndetit mendor

Një 77 vjeçar nga Vlora është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ka qenë motra e  tij e cila ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja M. J., 80 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka kallëzuar se vëllai i saj, shtetasi Q. A., 77 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close