Lajme

Zhduket minoreni në Gramsh, familjarët japin alarmin

Policia e Rrethit të Gramshit njofton se një fëmijë i moshës 11-vjeç është zhdukur nga banesa.

Sipas Policisë, e cila nga ana e saj e konfirmon lajmin, bëhet e ditur se ka qenë shtetësja F.K e moshës 52 vjeç banuese në Gramsh ajo që ka bërë kallëzim për largimin e nipit të saj nga shtëpia,  S.P, 11-vjeç banues në Gramsh.

Ngjarja ka shkaktuar një situatë tepër alarmante për familjarët e 11-vjeçarit,  ndërkohë Policia njofton se po punohet për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Gramsh:

Më datë 29. 11. 2018, shtetasja F. K., vjeç 52, banuese në Gramsh, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa nipi i saj, shtetasi i S. P., vjeç 11, banues në Gramsh. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close