Lajme

Zhduket një 23-vjeçare në Patos, e ëma ngre alarmin në polici

Një 23-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familja në qytetin e Fierit. Ka qenë e ëma e vajzës e cila ka kallëzuar në polici largimin e të bijës nga banesa.

Sipas saj, vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet vendodhja ku ajo mund të ketë shkuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për gjetjen e 23-vjeçares.

“Më datë 16.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., 46 vjeçe, banuese në Patos, se më datë 31.12.2022, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja S. M., 23 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të 46-vjeçares, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 23-vjeçares”, tha policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close