Categories Lajme

Zhdukja e 15-vjeçares në Greqi: Si e joshi me mesazhe të bukura shqiptari të largohej nga shtëpia?

Para pak ditësh një 15-vjeçare në Greqi u shpall e zhdukur nga familjarët e saj pasi ishte larguar nga shtëpia dhe s’ishte kthyer më. Por brenda pak orësh Fotini nga Peristeri u gjet dhe u zbulua se kishte qenë me një shoqen e sja. Pas zbërthimit të bisedave të saj në rrjetet sociale, policia ka arritur të zbulojë se ku fshihej vajza dhe ka arrestuar tre persona pasi akuzohen për rrëmbimin e vajzës së mitur dhe bindjen e saj që të largohej nga shtëpia.

Tre të arrestuarit janë një shoqe 17-vjeçare e 15-vjeçares dhe nëna e saj 42-vjeçare , e cila priti vajzën në shtëpinë e tyre në Agios Panteleimon dhe një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos. Policia ka zbuluar se 15-vjeçarja, e cila u largua vullnetarisht nga shtëpia, po komunikonte online me 22-vjeçarin shqiptar i cili u lokalizua mëngjesin e djeshëm dhe u dërgua në burgun e Atikës Perëndimore.

Mësohet se i riu shqiptar e ka kontaktuar vajzën në Instagram ku kanë folur dhe ai i ka thënë fjalë të bukura dhe më pas kanë lënë një takim në sheshin Agios Panteleimon. Ndërkohë të martën kur vajza është larguar nga shtëpia ajo është takuar në stacionin e metrosë në Anthoupolis me 17-vjeçaren dhe një tjetër të mitur dhe ata kanë shkuar në shtëpinë e 17-vjeçares. Në mbrëmjen e së njëjtës ditë, 15-vjeçarja Fotini është takuar me 22-vjeçarin shqiptar në Aspropyrgos , kanë dalë me miqtë dhe mëngjesin e së mërkurës i riu e ka çuar në shtëpinë që strehohej në Agios Panteleimon.

Pas gjetjes së saj, e mitura është transportuar në spital për ekzaminime mjekësore, ku ka qëndruar e shtruar, ndërsa në të njëjtën kohë është ekzaminuar nga një mjek. Pas përfundimit të ekzaminimeve mjekësore është zbuluar se vajza nuk është shfrytëzuar seksualisht nga shqiptari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME