Lajme

Zhdukja e 15-vjeçares nga Vlora, kushërira e saj: Dyshohet të jetë larguar me një djalë, na bëri bllok në Instagram

Një 15-vjeçare nga Vlora, me iniciale F.S rezulton e zhdukur që prej dy ditësh. Lajmi u bë me dije dje në media, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim në lidhje me vendndodhjen e saj. Në lidhe me zhdukjen e vajzës, në redaksinë tonë ka shkruar një kushërirë e saj, e cila shprehet se ditën e djeshme vajza ka postuar një foto në Instagram me një djalë me të cilin dyshohet të jetë larguar. Ajo shton se pasi kanë parë postimin, i kanë shkruajtur, por vajza i ka bërë bllok dhe më pas e ka fshirë foton.

Mesazhi i qytetares: Pershendetje joq ju lutem doja te beja nje postim ne lidhje me humbjen e 15 vjecares nga Vlora me iniciale F.S. Une jam kusherira e saj. Vajza ka postuar dje nje foto me nje cun me te cilin dyshohet te jet larguar. Ju lutem kush e njeh djalin apo per cdo lloj informacioni rreth djalit ose edhe vajzes kontaktoni nr e prinderve te saj 0692617191; 069 255 8958. Ky eshte djali ne foto. Kishte postuar vajza nje foto, por pasi i shkruajtem na beri bllok dhe fshiu foton por ne e kapem me screenshot. Ky ishte instagrami i saj, pasi ne familjaret i shkruajten fshiu foton dhe emrin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: