Lajme

“Zhdukja” e flamurit shqiptar gjatë vizitës në Egjipt

Mungesa e flamurit shqiptar në ceremoninë mikpritëse të kryeministrit Edi Rama në Egjipt, ngjalli mjaft reagime. Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilësoi skandal mungesën e flamurit të Shqipërisë në momentin e ceremonisë së pritjes së Edi Ramës nga Kryeministri i Egjiptit, Mostafa Madbouly. Nuk munguan edhe disa komente në videon që kreu i qeverisë shpërndau në faqen e tij në Facebook, ku njëri nga ndjekësit shkruante me ironi se “po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”. Për t’i dhënë fund të gjithë debatit mendoi vetë kreu i qeverisë, i cili i ktheu përgjigje komentuesit duke e sqaruar se “nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: