Categories Lajme

Zhdukja e Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, nisin verifikimet pë vendin ku janë groposur

Fati i Nertila Osmanit dhe Sonila Kryeziut, që u zhdukën në të njëjtën datë mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004 mund të zbardhet së shpejti.

Efektivë të forcave blu shkuan mbrëmjen e së enjtes në vendin ku sipas dëshmisë së një zonje që emisioni “Pa Gjurmë” i ruan identitetin, janë groposur dy shoqet Nertila Osmani dhe Sonila Kryeziu të zhdukura mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004. Gjatë deklarimit në polici, gazetari i emisionit nuk zbuloi emrin e dëshmitares, e cila nga sa ka kontaktuar me avokatin e emisionit “Pa Gjurmë” do të flasë për policinë vetëm nëse merr garanci për jetën dhe bëhet dëshmitare e mbrojtur.

Policia e Divjakës nën drejtimin e kreut të komisariat Edmond Merkaj, qëndroi për disa orë në vendin ku dëshmitarja pretendon se janë varrosur vajzat, por për të nisur kërkimet do duhet më tej edhe një autorizim nga prokuroria, por edhe nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pasi koordinatat e pretenduara janë brenda territorit të parkut Kombëtar të Divjakës.
Dëshmitarja pretendon se njeh 2 nga 3 personat që sipas saj janë përfshirë në vrasjen e dy vajzave dhe më tej në groposjen e tyre në dunat e plazhit të Divjakës. Sipas saj, vrasjet janë bërë nga Arben Hoxha, ish-kreu i një prej bandave famëkeqe të Lushnjes, që sot nuk jeton më pasi është vrarë në vitin 2005.

Dëshmitarja pretendon se ngjarjen e ka mësuar nga një prej anëtarëve të grupit të Arben Hoxhës, Armand Naçi me pseudonimin “Sepentia”, që sipas saj ka bashkëpunuar në groposjen e shoqeve. Zonja thotë se edhe ky bashkëpunëtor ka ndërruar jetë dhe gjatë kohës kur ishte gjallë nuk mund të fliste dhe të tregonte emrin e bashkëpunëtorit të tretë, pasi anëtarët e bandës të Arben Hoxhës, të vrisnin.

Kjo dëshmi solli tronditje të madhe tek familjarë të dy vajzave të humbura, që kërkonin të zbulonin fatin e tyre përmes emisionit “Pa Gjurmë”. Pas kësaj dëshmie nëna dhe motra e vajzave shpërthyen në lot.

Arben Hoxha i bandës së Lushnjes që mbante nofkën ’Ben Komisari’ bashkëjetonte në zonën e Laprakës me Nertila Osmanin, me të cilin në vitin 203 solli në jetë dhe një vajzë. Ditën kur Nertila humbi, bashkëjetuesi i saj i tregoi se do nisej për në Gjermani dhe pas debatit mes tyre vajza u takua me shoqen e saj Sonila Kryeziu. Siç motra e saj dëshmoi në pa Gjurmë, edhe Sonila ishte larguar nga banesa pasi një djalë me emrin Dani nga Durrësi e kishte telefonuar mbrëmjen e 11 marsit të vitit 2004.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME