Categories Lajme

ZHDUKJA PREJ DITËSH E 28 VJEÇARIT/ Babai tregon misterin me telefonatën dhe personat që e panë për herë të fundit

Babai i Sherif Mukaj, 28-vjeçarit nga Erseka që është zhdukur prej 18 ditësh në mënyrë misterioze ka thënë për mediat se i biri i tij jetonte i vetëm në fshatin Starje të bashkisë Kolonjë, por nuk ka pasur as ndonjë problem, as ndonjë shqetësim apo borxh që të dyshojnë për shkakun e humbjes së tij pa gjurmë.

Sipas familjarëve të tij 28 vjecari është parë për herë të fundit në datën 1 Nëntor, dhe është zhdukur pasi ka pirë kafe me dy djem nga fshati. Kur u nda me shokët, ai është ngjitur në shtëpi, ku ka lënë sendet e tij, por me vete ka marrë një telefon të vogël.

Babai i tij që ka ardhur nga Amerika pikërisht pas alarmit për zhdukjen e të birit, tha se zilja në telefonin e tij ka rënë pesë ditë pas zhdukjes dhe më pas telefoni rezulton i fikur.

“Kontakti i fundit ka qenë që në datën 1 të hënën, në datën 5 i ka vajtur një herë thirrja nuk është hapur telefoni tani i bëj thirrje prokurorisë të hapë sa më shpejt telefonatat. Telefonata e fundit “a je mirë si kalon” kaq është telefonata”, tha ai.

Vutë re ndonjë shqetësim?

Jo asnjë lloj shqetësimi nuk ka pasur. I kam rënë gjithmonë telefonit nuk hapet, del i mbyllur, ditën e pestë i ka vajtur zilja nuk është hapur dhe më nuk kam pasur komunikim”.

Personi i fundit që e ka takuar?

“Këta djemtë i kanë thirrur këtu ka qenë me një shok nga Starja me dy djem nga Starja ka qenë është ngjtiur në shtëpi më s’kanë pasur komunikim. I kemi pyetur s’dimë gjë thanë pimë kafe këtu iku në shtëpi kaq thonë ata”

Në makinë cfarë gjeti policia?

“Në makinë s’ka asnjë gjë, sendet e tija i ka të tëra në shtëpi me kartë me telefonin e mirë vetëm një telefon të vogël ka marrë me vete dhe numër që kishte atë numër që mbante atë ka marrë me vete

Telefonin se di a është kontrolluar nga policia, është dorëzuar që atë ditë, unë dua sa më shpejt të hapet telefoni të marrim vesh një dicka”

Në cfarë date e keni denoncuar si rast?

“Data 9 ka qenë që kam ardhur unë sa kam ardhur. Se dimë si është puna vetëm sa më shpejt të hapet telefoni se gjë tjetër s’dimë cfarë të themi”.

Mos ka ikur jashtë vendit?

“Në Greqi nuk ka me ç’kanë pyetur këta. Unë jetoj në Amerikë, kam ardhur vetëm apostafat për këtë punë kam ardhur, çupën e kam andej djali jetonte vetëm këtu jetonte në shtëpi.

S’ka pasur shqetësime edhe këta që kemi pyetur që rrinte, ja me këta djemtë rrinte, me gjakun tonë, s’kishte ndonjë shqetësim, punonte kur kishte punë. Cfarë të mendojmë nuk dimë asgjë, i lutem prokurorisë sa më shpejt të hapë telefonat, vetëm ajo na zgjidh punë tani të marrim vesh cfarë është bërë të marrim vesh dicka për mirë apo për keq. Po bën 18 ditë sot që skemi asnjë lloj komunikimi

I kemi rënë dhe nuk hapet telefoni. I hodhëm dhe lekë numrit, thamë mos kanë mbaruar lekët, asnjë lloj komunikimi”.

Si ishte nga gjendja ekonomike djali?

Nga gjendja ekonomike shumë mirë ishte, s’kishte probleme, edhe shtëpinë si djalë që ishte e kishte mbajtur shumë mirë.

Djali punonte kur gjente punë kur s’gjente rrinte, punë të rastit s’ishte njeri që mos punonte. I pangatërruar as me sherre as me borxhe, kudo që kam pyetur. Djalë më i rregullt më i mirë më thanë na bën përshtypje na thanë si mund të jetë ngatërruar ai njeri”.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME