Lajme

Zhduku familjen për të dashurën, dalin pamjet kur babai ngarkon trupat e pajetë në makinë

Detaje të reja janë publikuar rreth një prej rasteve më makabre dhe gjakftohtë të vrasjeve në SHBA.

Vetëm pak muaj më parë, mediat raportuan për Chris Watts i cili i mori jetën bashkëshortes së tij shtatzënë dhe dy vajzave të vogla.

Pas vrasjes, ai e varrosi gruan në një varr të cekët ndërsa dy vajzat u gjetën të zhytura në dy cisterna nafte në vendin ku ai punonte.

Ndërkohë tashmë është publikuar një video e marrë nga kamerat e sigurisë që tregojnë se si Chris i ngarkoi një e nga një trupat e pajetë të familjes së tij në një kamionçinë.

Pamjet janë marrë më 13 gusht pasi ai kreu me gjakftohtësi vrasjet.

Pamjet tregojnë Watts-in duke e afruar kamionçinën drejt garazhit ku kishte edhe truat e gruas së tij Shanann dhe vajzave, Bella, 4-vjeç dhe Celeste, 3-vjeçare.

Me pas ai u drejtua për një fushë nafte ku i fshehu dhe i deklaroi si të humbura.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close