Categories Lajme

Zhukja e biznesmenit italian në Shqipëri, telefoni i tij vijon të bjerë! Hyrja e fundit në Whatsapp

Davide Pekoreli, sipërmarrësi italian që humbi gjurmët në Shqipëri është telefonuar për disa herë nga punonjësit e tij por pa përgjigje. Sipas mediave italiane celulari i tij vijon të bjerë ende.

Hyrja e fundit në Whatsapp daton në datë 6 Janar në orën 16:12 ditën në të cilën humbën gjurmët e tij. Personi i parë që paraqiti denoncim për zhdukjen e tij ishte ish-gruaja e cila deklaroi se Davide kontaktonte çdo natë me të për ta pyetur për fëmijët. Hetimi për zhdukjen e tij është tashmë në duart e Interpolit.

Ish-gjyqtari italian Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Ai kishte marrë me qira në makinë në datën 9 Janar. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë.

Nga “GPS” i makinës ka rezultuar se mjeti i marrë me qira nga italiani ka lëvizur nga Tirana në Vlorë, nga Vlora në Shkodër, më pas në Pukë ku ka fjetur dy net në Hotel Turizmi. Në dëshminë e saj gruaja shqiptare e italianit është shprehur para grupit hetimor se Davide në datë 3 Janar kishte lëvizur nga Vlora në drejtim të Pukës dhe se me vete kishte 400 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME