Lajme

Zjarr i fuqishëm në Vërtop të Poliçanit

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë të gjithë zonën kodrinore të mbushur me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan. Zjarri mendohet të jetë vënë në mënyrë të qëllimshme nga një banor që vuan nga probleme mendore.

Flakët ka nisur fillimisht në zonën mbi banesat e fshatit Vërtop, por i favorizuar nga era është përhapur me shpejtësi drejt faqes kodrinore, duke shkrumbuar deri më tani dhjetëra hektar me ullinj.

Mësohet se për shkak të zonës së thepisur kodrinore, është e vështirë hyrja e mjeteve në zonë dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës. Zjarri është duke përparuar me shpejtësi në pjesën e pasme të kodrës. Ndërkohë që aksioni për shuarjen e tij duket i vështirë për shkak edhe të errësirës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: