Lajme

Zjarr i madh në hyrje të Vlorës, flakët përfshijnë zonën pranë banesave

Në hyrje të qytetit të Vlorës një zjarr ka marrë përmasa të konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Vlorës, të cilat kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.

Raportohet se flakët janë duke u favorizuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ndërsa pranë zonës ka edhe një numër banesash të cilat deri tani nuk ndodhen në rrezik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close