Lajme

Zjarr i madh në zonën e Kaninës në Vlorë , helikopteri ndërhyn për të shuar flakët

Një zjarr ka rënë në zonën e Kaninës në Vlorë. Zjarri është shumë pranë banesave, një zonë që ka ullinj shekullore.

Ndërkohë zjarri mendohet se është i qëllimshëm dhe është vendosur nga banorë të zonës.

Vlorë/Informacion paraprak, Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinj. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

 

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close