Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Tragjasit në zonën e Vlorës. Era duket se po favorizon në përhapjen e flakëve në këto kodra. Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve. Zjarri ndodhet larg banesave dhe nuk përbën rrezik për to momentalisht.