Në garazhin e një pallati rreth 30 minuta më parë në Tiranë ka rënë një zjar. Policia e kryeqytetit bën me dije se forcat e rendit dhe zjarrfikëset kanë nisur evakuimin e banorëve. Ende nuk ka detaje të tjera për përmasat e zjarrit.
Njoftimi: Rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.