Lajme

Zjarr në katin e dytë të drejtorisë Arsimore në Fier, evakuohen punonjësit

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në katin e dytë të drejtorisë Arsimore në Fier. Sipas policisë është bërë evakuimi i të gjithë punonjësve ndërkohë shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve. Uniformat blu ndodhen në vendngjarje ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

“Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr.  Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.

Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: