
Foto ilustruese
Një kuti shpërndarëse energjie u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në mensën e kopshtit “Beslidhja” në Lezhë. Fatmirsisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por kjo ka krijuar panik tek fëmijët dhe edukatoret pasi kishte shumë fëmijë që ishin në kopësht në ato momente.
Menza ndodhet në katin e parë, ndërsa fëmijët e kopshtit ndodheshin në katin e tretë. Bëhet e ditur se prindërit kanë shkuar për të marrë fëmijët.
Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje ku ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që kanë nisur hetimet.