Lajme

Zjarr në një apartament në Pogradec

Një apartament është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 2 tek “Blloku Rinia” në qytetin e Pogradecit. Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak se familjarët kanë harruar sobën ndezur. Fillimisht zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës për tu përhapur më tej në apartament.

Shërbimet zjarrfikëse janë njoftuar nga banorët e zonët të cilët kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe izolimin e flakëve. Fatmirësisht gruaja e cila ndodhej në banesë është shpëtuar, ndërsa aktualisht ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje ku edhe po heton për zbardhjen e plotë të situatës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: