Një vatër zjarri është regjistruar në një konteiner në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45, në rrugën “Pasho Hysa”. Burime zyrtare bënë me dije se zjarri ka rënë në një konteiner në pronësi të shtetasit P. G., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Categories
Lajme