Lajme

Zjarr në një pallat tek “Shallvaret”, 3 zjarrfikëse në vend

Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. Zjarri ka përfshirë katin e shtatë të pallatit. Në vend kanë shkuar tre zjarrfikëse dhe një autoshkallë dhe pas disa minutave punë flakët janë vendosur nën kontroll, teksa është djegur një dhomë e apartamentit. Zjarri ka shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë dalë të alarmuar.

Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar një grua të moshuar e cila ishte mbyllur në banjo për t’i shpëtuar flakëve. Gruaja u transportua në spital për shkak të problemeve nga tymi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: