
Një zjarr ka rënë në lagjën 5 Maji, tek banesat sociale në Elbasan, dhe për pasojë është ndërprerë energjia elektrike.
Raportohet se zjarri ka përfshirë një banesë në katin e parë.
Bëhet e ditur se zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë që raportohet se ka vetëm dëme materiale.