Lajme

Zjarret në Shqipëri, zgjidhja vjen sërish nga Greqia me avionë

Dy avionë nga Greqia u janë shtuar forcave shqiptare operacionale, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit. Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa ndau sot pamje nga operacioni që po kryhet nga toka dhe ajri. Ai teksa theksoi se deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat. “Dy avionë të tipit PZL nga Greqia u janë shtuar forcave tona operacionale që po punojnë nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit”, shkroi ai.

Sipas tij, deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Bashkia Dropull është përfshirë nga flakët e zjarrit që nga mëngjesi i ditës së sotme. Disa orë më parë një banor i fshatit Frashtan u asfiksua nga tymi i zjarrit.

Ai u gjet i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara. Sipas informacioneve paraprake i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet të dërgohet në spitalin e Janinë.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, ka informuar për situatën e zjarreve.

“Situata nuk ka qenë e qetë, zjarri është përhapur në të gjitha fshatrat njëherësh dhe era ka bërë të pamundur që forcat të ndërhynin dhe të mundësonin fikjen e zjarrit”. Sipas tij të gjitha Bashkia ka marrë të gjitha masat.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close