Categories Lajme

Zjarrëvëniet ndaj automjeteve gjatë dhjetorit dhe janarit vënë në lëvizje policinë, ja çfarë është zbuluar në Vlorë

Policia e Vlorës thotë se ka zbuluar disa raste të zjarrëvënieve ndaj automjeteve në qytetin bregdetar që kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor dhe janar. Gjatë operacionit të koduar “Flames”, është arrestuar në flagrancë, në tentativë për të djegur një automjet, një 31-vjeçar teksa është shpallur në kërkim një tjetër.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive policia tha se është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 30.12.2021 dhe shpallja në kërkim e 3 autorëve të dyshuar, të dhënat e të cilëve nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimit që vijon. Këta 3 shtetas dyshohen se kanë djegur me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve E. K., D. S. dhe K. S. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Njoftimi nga Policia e Vlorës:

Hetime të thelluara proaktive për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë, të djegies së pronës private, me zjarr.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Flames”, dokumentohen 4 raste të djegies së automjeteve, në qytetin e Vlorës.

Arrestohet në flagrancë, në tentativë për të djegur një automjet, një 31-vjeçar.

Më herët, në kuadër të këtj operacioni, si rezultat i hetimeve të thelluara është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.

Zbardhen edhe 3 raste të djegies të automjeteve, identifikohen autorët, por nuk bëhen me dije të dhënat e tyre pasi vijojnë hetimet dhe puna operative.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe si rezultat i provave të siguruara nga një hetim i ndjekur intensivisht me metoda speciale proaktive për disa javë, nisur dhe nga rastet e shkatërrimit të pronës me zjarr, kryesisht të automjeteve, gjatë muajve dhjetor dhe janar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Flames”, në kuadër të të cilit u kryen një sërë veprimesh procedurale, konkretisht:

Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse një automjet tip “BMW”, të parkuar, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme.

Po në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, është shpallur në kërkim, më datë 30.12.2021, shtetasi Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i cili dogji me zjarr një dyqan me mallra industrialë dhe tentoi të digjte një automjet, të dyja në pronësi të shtetasit F. V.

Gjithashtu, nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive është bërë dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 30.12.2021 dhe shpallja në kërkim e 3 autorëve të dyshuar, të dhënat e të cilëve nuk mund të bëhen publike për shkak të hetimit që vijon. Këta 3 shtetas dyshohen se kanë djegur me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve E. K., D. S. dhe K. S. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e tyre.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve përgjegjës për këtë veprimtari kriminale.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME