Categories Lajme

Zjarrfikësit turq gjejnë nën rrënoja rreth 2 milionë dollar gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit pas tërmetit shkatërrimtar

Zjarrfikësit turq, të cilët zhvilluan operacione kërkim-shpëtimi në Gazintep, kanë gjetur në rrënoja rreth dy milionë dollarë dhe i dërguan ato para policisë.

Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, duke kryer operacione të kërkim-shpëtimit në disa objekte të shembura në Ayşe-Mehmet Polat në Gaziantep, gjetën disa para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.

Që në momentin që nisën të nxjerrin paratë, skuadrat morën disa pamje me kamerat e celularëve të tyre dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.

Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i dorëzuan paratë pranë autoriteteve policore.

Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.

Duke u shprehur se kanë hasur shumë në incidente të tilla, Durdu tha: “I kemi dorëzuar veshjet dhe objektet e qytetarëve që ndodheshin nën rrënoja, pasi shpëtuam fillimisht jetët e njerëzve. Në fakt është një ngjarje e zakonshme që ne të gjejmë para gjatë operacioneve”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME