Lajme

Zjarrfikësja mbërriti vonë në vendngjarjen ku humbi jetën i riu, ndëshkohet shoferi në Vlorë

Vlorë/Sqarim Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale ku duket një automjet, i cili nuk i hap rrugën zjarrfikëses për të shkuar në një vendngjarje sqarojmë se: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas publikimit të videos, në bazë të informacioneve të grumbulluar kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit F. Rr., 25 vjeç, banues në Vlorë, drejtuesi i mjetit që u bë pengesë për mbërritjen e shpejtë të zjarrfikëses në një vendngjarje ( aksident), ku si pasojë humbi jetën një shtetas. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative 40000 lekë, si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 24 muaji për shtetasin F. Rr.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close