Categories Lajme

Zjarri djeg 10 ha pishë e shkurre në malin e Taraboshit, dyshohet të jetë i qëllimshëm

Zjarri në Malin e Taraboshit që shkrumboi 10 hektarë pyje pishe, shkurre dhe pemë të reja të mbjella vitet e fundit, ka dyshime të forta të jetë i qëllimshëm. Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe punën operacione që po kryhet në terren, ishte në Shkodër vetë kreu i emergjencave civile Haki Çako.

Ai kërkoi në formë të prerë nga prokuroria dhe të gjitha institucionet e tjera ligjzbatuese që të forcojnë punën hetimore, pasi në pjesën më të madhe zjarret në Shqipëri rezultojnë të qëllimshme. Sipas numrit një të emergjencave, dy janë arsyet kryesore që vihen zjarret, për shfrytëzim të sipërfaqeve për aktivitet kriminal, ose për ndërtime të reja.

Një thirrje e ka për të gjithë qytetarët dhe institucionet që të bëhen bashkë për të ndalur dëmin katastrofik që po i bëhet kurorës së gjelbërt.

Në fund Çako i pyetur për shkurtimet e shpërblimeve të zjarrfikësve, ja faturoi bashkive vendimin, pasi është pushteti vendor ai që ka në varësi këto struktura.

Përgjatë muajve korrik – gusht dhe shtator, në qarkun Shkoder janë shënuar dhjetra raste zjarresh më dëme të pafundme në kurorën e gjëlbërt, e ku ndonëse 90% e tyre rezultojnë të qëllimshme, deri më tani nuk ka patur autor të identifikuar apo arrestuar. Zjarri në Tarabosh ishte aktiv prej mesnatës të së martës dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (16 shtator).

Siperfaqja e djegur ka qënë e mbuluar me llojin pishë e egër të moshës 50 vjeçare, si dhe me siperfaqe të pyllezuar keto vitet e fundit, pjesa madhe e djegur ka qenë e mbuluar me shkurre (driza,shege eger,murriz etj) dhe lloje te ndryshme barishtore. Në pak minuta zjarri nuk ka vonuar të përhapet duke shkaktuar dëme të parikuperueshme në zonë, duke shkaktuar panik të banorët. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar në operacion 3 mjete të MZSh, 17 forca zjarrfikëse, 7 forca te AZM dhe banorë të zonës. Zjarri momentalisht është izoluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME