Lajme

Zjarri masiv në Laç/ Haki Çako: Situata paraqitet serioze, s’ka rrezik për banesat

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se situata nga zjarri në Laç është serioze.

Për ABC News, ai theksoi se zjarri mori përmasa të konsiderueshme për dy orë ndërsa janë vënë në dispozicion Forcat e Armatosura, zjarrfikëse si edhe një helikopter, i cili po operon në vatrën kryesore.

Ai theksoi gjithashtu se për momentin banesat nuk janë të rrezikuara dhe se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

“Situatë serioze. Për gati dy orë ka marrë përmasa të konsiderueshme në të gjithë shpatin e kodrave të Laçit.

Kemi angazhuar forca nga të gjitha strukturat qofshin ato vendore dhe të Forcave të Armatosura, janë në këmbë, zjarrfikëset nga të gjitha bashkitë. Po vazhdojmë të sjellim forca të tjera në mbështetje të tyre.

Po bëjmë perimetrin e të gjithë zonës. Prioritet absolut është jeta e qytetarëve dhe banesat. Për momentin banesat nuk kanë rrezik. Helikopteri po operon në vatrën më kryesore. Duket qartë që është një zjarrvënie me dashje.”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close