fbpx
Lajme

Zjarri në fshatin Poro të Vlorës, gruaja me lot në sy qëndron pranë flakëve (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin e Poros në qytetin e Vlorës. Flakët kanë prekur pyllin dhe rrezikohen disa banesa.

Banorët kanë ndërhyrë menjëherë për t’iu vënë në ndihmë zjarrfikëses që të shuajë flakët e tmerrshme që kanë përfshirë pyllin. Gazetarja i është afruar edhe një zonje që qëndron aty pranë, të cilës i rrezikohet shtëpia dhe me lot në sy sheh gjithçka po ndodh.

Flakët janë të pamundura të kontrollohen pasi përhapen nga era dhe ciflat e pishave, ndaj është kërkuar ndihmë edhe nga emergjenca civile. Mbetet ende e paqartë se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë zjarr të përmasave të mëdha, tymi i së cilës duket prej së largëti.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button