Lajme

Zjarri në Kalimash, mbërrijnë 34 zjarrfikës nga Prishtina, flet Ministri i Mbrojtjes së Kosovës: I nisëm për vëllezërit dhe motrat në Shqipëri

Kritike duket situata me zjarrin që ka pushtuar gjatë mbrëmjes së sotme Tunelin e Kalimashit, por pak caste më parë kanë mbërritur edhe 34 zjarrfikës nga Kosova, deklaroi drejtori i Departamentit të Zjarrfikësve të Kosovës, Hasan Kodra.

Kodra shtoi se gjatë ditës së nesërme, forcat nga Kosova do të ndihmojnë kolegët e tyre të Shqipërisë, në mënyrë që të lokalizohet zona që po digjet ose të kërkohen ndihma shtesë.

“Kanë mbërritur 34 zjarrfikës prej 9 njësive me 9 automjete për terren malor dhe do të angazhohen në ndihmesë të ekipeve të Kuksit dhe shpresojmë që nesër që të japim maksimumin që të jemi krah dhe mbështetje që të lokalizojmë zonën. Ose do të kërkojmë që të vijnë ekipe të tjera nesër”, tha Kodra në një deklaratë për mediat.

Nga ana e tij, më herët Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj përmes një deklarate në rrjetet sociale bën me dije se trupat e FSK-së janë nisur në mbështetje të vëllezërve dhe motrave në Shqipëri.

I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezërve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.

Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam siguruar homologun tim, ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.

Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij, dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura për angazhim në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë. Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, nënvizoi Mehaj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: