Lajme

Zjarri në Mirditë, 65-vjeçari që humbi jetën, vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës

Një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në Mirditë. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:40 në fshatin Reps, teksa shtëpia u përfshi nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Mësohet se viktima, Nikoll Prendi, 65-vjeç është vëllai i ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Zjarri dyshohet se ka nisur si pasojё e shpërthimit të një bombole gazi. Banesa u shkrumbua totalisht nga flakët. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: