Lajme

Zjarri përfshin kullotën, rrezikohet karburanti në Gjirokastër

Një vatër zjarri në periferi të fshatit Mashkullorë, Gjirokastër ka rrezikuar të përfshijë edhe një pikë të tregtimit të karburantit. Zjarri është shfaqur rreth orës 13.00 të ditës së sotme në një sipërfaqe kullote, në rrethinat e fshatit Mashkullorë. Brenda pak minutash flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke rrezikuar të përfshinin edhe një karburant që ushtron aktivitetin anës rrugës kombëtare.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikës ndërsa në operacionin për shuarjen  e zjarrit janë përfshirë edhe efektivat e policisë, strukturat e Bashkisë Gjirokastër dhe banorë të zonës.

Ndërhyrja në kohë bëri të mundur lokalizimin e zjarrit dhe evitimin e rrezikut për pikën e karburantit, Ndërkohë vazhdon puna për shuarjen e plotë të vatrës së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close