Një banesë private është përfshirë nga flakët në orën 8:40 minuta të mëngjesit të kësaj të enjteje në lagjen ” Partizani ” në Vlorë.Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve ka qënë një shkëndijë elektrike e cila dyshohet se ka ardhur nga kuzhina e banesës. Në momentin e shpërthmit të flakëve në banesë kanë qënë familjarët e saj, te cilët në atë moment fatmirësisht kanë qënë zgjuar duke dal menjeherë nga banesa në të cilën i rrezikohej jeta.Kanë qënë familjarët ata të cilët kanë lajmëruar policinë dhe forcat zjarrëfikse. Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar tre zjarrëfikse me 10 forca të cilët kanë luftuar për disa minuta me flakët për të bërë të mundur shuarjen e tyre. Mbërritjen në vendgjarje zjarrëfikset e kanë pasur të vështirë për shkak të rrugicave të ngushta në lagjen Partizani në Vlorë. E zonja e shtëpisë Pëllumbesha Brace, shprehe se flakët në momentin e parë në banesë i dalloj i biri dhe më pas dolën menjëherë jasht duke lajmëruar policinë. Pellumbesha lutet ti jepet nje shtëpi për të banuar, vini dorën në zemër për këtë familje të varfër pasi dhe i zoti i shtepise ka v.dekur dhe djalin e ka pa pune, në një varfëri të tejskashme duke jetuar me bidona të cilat i shet per te mbijetuar. Po Flakët tashmë kanë shk.rumbuar gjithë banesën, duke e lënë familjen në mes të katër rrugëve.
Categories
Lajme