Lajme

Zjarri shkrumbon një hambar në Devoll, dëme të shumta materiale

Një hambar ku mbahen zahiretë e dimrit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziçisht në Devoll dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Si pasojë e flakëve është djegur i gjithë objekti dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Po punohet për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close