Categories Lajme

Zuckerberg merr vendimin e papritur për ‘Facebook-un’ dhe ‘Instagramin’ e Trumpit

Pas protestave që u zhvilluan ditën e djeshme në Amerikë, “Facebook” ka vendosur të bllokojë llogaritë e presidentit Donald Trump  gjithashtu edhe në Instagram edhe për dy javët e ardhshme deri në një periudhë të pacaktuar. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg  reagoi përmes një postimit, ku shkruan se pas asaj që ndodhi të mërkurën në protestën e dhunshme në ndërtesën e Kapitolit, do të ishte me rrezik të madh t’i lejohej Trump përdorimi i këtyre platformave.

Sipas tij, Trump mund t’i përdorë ato për të nxitur kryengritje të dhunshme ndaj një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Zuckerberg theksoi se do të zgjatin bllokun e vendosur në llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit. Mesazhi i plotë i Mark Zuckerberg: Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit demonstrojnë qartë se Presidenti Donald Trump ka për qëllim të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden.

Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të falur dhe jo për të dënuar veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kapitolit ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SHBA dhe në të gjithë botën. Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse gjykuam se efekti i tyre – dhe me gjasë qëllimi i tyre – do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme. Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi, përparësia për të gjithë vendin duhet të jetë tani të sigurojë që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas përurimit të kalojnë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike. Gjatë disa viteve të fundit, ne e kemi lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën tonë në përputhje me rregullat tona, herë pas here duke hequr përmbajtje ose duke etiketuar postimet e tij kur ato shkelin politikat tona. Ne e bëmë këtë sepse besojmë se publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalimin e diskutueshëm.

Por konteksti aktual është tani thelbësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha. Prandaj, ne po zgjatim bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME