Lajme

Zuri rrugën me paleta guri, gjobitet me 50 mijë lekë biznesi

Policia Rrugore ka gjobitur me 50.000 lekë një subjekt që kishte zënë një sipërfaqe rruge në kundërshtim me Kodin Rrugor, duke u bërë burim aksidenti.

Bëhet fjalë për rrugën Berat-Poliçan, ku subjekti e kishte zënë sipërfaqen e rrugës me disa paleta guri.

“Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë subjektin në pronësi të shtetasit I. L., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë”. 

Policia Rrugore e Beratit do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e trafikut rrugor, ndryshimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës, parandalimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që bëhen burim i ngjarjeve rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë në të gjithë territorin.oranews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: