fbpx
LajmeTurizëm

Zvërnec, Intervistë me operatorët turistikë të qytetit të Vlorës (Foto/Video)

Në plazhin publik të Zvërnecit operojnë prej vitesh me qindra operatorë turistikë të qyteti të Vlorës të cilët prej më shumë se 15 vitesh kanë investuar në plazhin e Zvërnecit duke e kthyer atë nga një zonë mocalore, në një plazh të magjishëm, ambient familjarë ku gjenë investimet dhe qetësin e munguar.

Turoperatorët cdo vitë kujdesen për hapsirën e tyre publike, për ambientin rrethues, parkimin, pyllin që i rethon etj. Siç shprehen edhe ata vetë cdo vit kanë patur një sërë problematikash tashmë të përsëritura.

Toka ku ata cdo vitë investojnë dhe paguajnë taksat dhe tarifat vendore i del nga një pronar i ri cdo vit. Cdo vit ka pronar të ri për rrugën ku automjetet kalojnë, pronar i ri për pyllin që është mushkria e qytetit të Vlorës madje pronar i ri edhe për parkimin. Për këtë fakt turoperatorët ndihen vërtet të shqetësuar teksa kërkojnë zgjidhje nga shteti që të tilla skenare mos të pësëriten më pasi dëmtojnë biznesin vendas.

Mbi 200 biznese kryesisht bare, restorante, plazhe, operojnë cdo vitë në plazhin publik të zvërnecit. Janë operatorë turistik të cilët cdo vitë punojnë duke paguar cdo taks dhe tarifë vendore, teksa për më shumë se 15 vitesh kanë investuar në zonë duke e kthyer plazhin e zvërnecit në identitet nga një zonë moçalore në një ambient të mrekullueshme për të pushuar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button