Lajme

Zyrtarisht dimër! Nga e enjtja reshje dëbore dhe fortunë në këto qytete

Tre ditët me shi të dendur dhe reshje dëbore në juglindje, veri dhe verilindje të vendit sot ia lanë vendin një moti të kthjellët pa vranësira, por me temperatura shumë të ulëta.

Por dielli dhe temperaturat e kaq të ulëta sa ditën e sotme nuk do të zgjasin shumë, pasi duke filluar nga orët e para të datës 2 Dhjetor do të rikthehen reshjet e shiut. Fillimisht pjesa veriore dhe më pas ajo jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.

Mbrëmjen e datës 2 Dhjetor dhe në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas sërish reshjet në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: