Categories Lajme

Liban, burri shpëtohet pas 15 orësh nën rrënojat e shtëpisë

Shum njerëz u tronditën pas shpërthimit në depo. Deri më tani, së paku 100 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë të lënduar, por ka edhe nga ata që nuk dihet se ku mund të jenë e në ç’gjendje, sepse kanë humbur. Mbi 300,000 persona kanë mbetur pa shtëpi, sepse shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe shkatërroi ndërtesat. Shtëpia jonë është shkatërruar, jetët tona janë shkatërruar. Pse kemi ngecur në këtë vend?”– tha pronari i dyqanit të dasmave, Mohamed Abidis. Megjithatë, pavarësisht kaosit, ka disa histori që na japin shpresë. Për shembull, është Atar-i. Ai ishte një ndër personat me fat. Pasi kaloi 15 orë i bllokuar dhe i lënduar nën gërmadhat e shtëpisë së tij në Bejrut, u nxorr jashtë i gjallë. Një skuadër civilësh punuan pa pushim nën rrezet e nxehta të diellit në muajin gusht. Kur Atar u nxorr jashtë, njerëzit që ishin mbledhur aty përreth, filluan të duartrokisnin dhe të brohorisnin, si rezultat i një momenti prekës në mes të atij kaosi. Njerëzit ndihmuan që të nxirrnin disa sende nga shtëpia e shkatërruar e Atar-it, si një palë shapka, lodra fëmijësh dhe bizhu.

Autoritetet përkatëse po vazhdojnë të hetojë çdo gjurmë të mundshme për të gjetur shkakun e vërtetë të shpërthimit, por deri më tani, sipas Kryeministrit libanez Hassan Diab, shkaku lidhet me një sasi të konsiderueshme të nitratit të amonit që ndodhej prej vitesh në disa depo afër portit, rreth 2,750 tonelata. Libani po përballej me një krizë të rëndë ekonomike përpara se të ndodhte shpërthimi, ku papunësia kishte arritur nivele shumë të larta. Pas kësaj tragjedie Guvernatori i Bejrut-it, Marëan Abboud ka llogaritur koston që ka shkaktuar shpërthimi, ku sipas tij, vetëm në kryeqytet ajo arrin nga 3 bilion dollarë deri në 5 bilion dollarë dhe ku së paku, rreth 200,000 njerëz kan ngel pa shtëpi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME