Categories Lifestyle

10 tregues se je më i zgjuar se kolegët

Ju ndoshta e dini, por nuk keni pasur mundësinë të provoni se jeni më i zgjuar se pjesa tjetër e kolegëve në vendin tuaj të punës. Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që tregojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:

Nuk pini duhan

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koeficentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, nuk duhet pirë duhan.

Mashkull që nuk pi shumë alkool

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në pirjen e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

Femër që e pini alkoolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu rezultoi se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koeficentë inteligjence më të lartë.

Nuk jeni fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

–          Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koeficent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

–          U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

Keni marrë leksione për muzikën

Në vitin 2011, në universitetin e New York u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjikë, pëlqejnë të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koeficentë më të lartë të inteligjencës.

Pra si ju duken? Ashtu siç e prisnit apo jo?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME